Ndërlidhjet

Londër: Dënohen me nga 18 vjet burg për vrasjen raciste


Dy persona janë dënuar me nga 18 vjet burg për vrasjen me motive raciste të një adoleshenti me ngjyrë në Londër, pothuaj 20 vjet më parë, në një nga vrasjet më të njohura të pazgjidhura në hitsorinë e fundit britanike.

Stiven Lorens, 18 vjeçar, qe therur për vdekje nga një bandë e të rinjve të bardhë në një sulm të paprovokuar, ndërsa viktima po priste autobusin në jug-lindje të Londrës në prill të 1993-ës.

Pas të dhënave të reja forensike, Geri Dobson 36 vjeç dhe Dejvid Noris, 35, janë shpallur të martën fajtorë.

Pesë njerëz, përfshirë Dobsonin dhe Norisin, fillimisht qenë liruar nga akuzat pas dështimit të policisë në hetimet e rastit, që më vonë çoi në një hetim zyrtar, sipas të cilit Policia Metropolitane e Londrës u quajt “institucionalisht raciste”.

Vetëm pas fushatës së gjatë të prindërve të Lorensit, u bë e mundur, që ngjarja të jetë e pranishme në opinion, dhe të rezultojë me rigjykim.
XS
SM
MD
LG