Ndërlidhjet

Irani sërish kërcënon SHBA-në


Ministri iranian i Mbrojtjes, Ahmed Vahidi, ka përsëritur kërcënimet ndaj Shteteve të Bashkuara, për shkak të pranisë së Flotës së Pestë në Gjirin Persik.

"Irani do të bëjë gjithçka për të ruajtur sigurinë. Prania ushtarake e vendeve që nuk kanë qasje në Gjirin Persik çon te pasiguria në rajon", ka thënë ai.

Këto komente pasojnë njoftimin e së martës, në të cilin paralajmërohet se "ushtria iraniane do të reagojë nëse mbajtësja amerikane e avionëve kthehet në Gjirin Persik".

Vendosja e forcave amerikane në Gji do të vazhdojë, ashtu siç ka ndodhur edhe dekada më herët, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, ka thënë se kërcënimi që vjen nga Irani tregon për "deshpërimin me të cilin përballet regjimi i Teheranit, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike në vend".
XS
SM
MD
LG