Ndërlidhjet

Drevs: Zvogëlimin e trupave e dikton situata e sigurisë


Komandanti i forcës paqeruajtëse të KFOR-it, gjenerali Erhard Drevs, ka thënë se reduktimi i forcave ndërkombëtare në Kosovë do të varet nga situata e sigurisë në terren.

Njoftimin se do të ketë zvogëlim të forcave të KFOR-it amerikan, Drevs e ka quajtur "plan të vjetër".

“Ky plan ka ekzistuar para ngjarjeve të korrikut në veri, kur KFOR-i kishte planifikuar t'i përgjysmonte trupat në Kosovë. Por, për shkak këtyre ngjarjeve, ky plan për zvogëlim të trupave të KFOR-it është shtyrë për një kohë të pacaktuar”, ka thënë Drevs gjatë vizitës në qytetin e Vitisë.

Sipas tij, zvogëlimi i trupave të KFOR-it do të shqyrtohet në të ardhmen nga qarqet zyrtare të NATO-s.

Drevs po ashtu ka shprehur besimin se, brenda 6-8 muajsh, do të nisë zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë - marrëveshje kjo e arritur në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd.
XS
SM
MD
LG