Ndërlidhjet

Moska angazhohet për modernizimin e ushtrisë


Autoritetet ruse kanë njoftuar se modernizimi i ushtrisë do të jetë prioritet i dekadës së ardhshme, ndërsa për këtë qëllim kanë thënë se, deri në vitin 2020, do të ndajnë mbi 600 miliardë dollarë.

Sipas zëvendësministrit rus të Mbrojtjes, Aleksander Suhorukov, nuk përjashtohet mundësia që "armët të sigurohen nga jashtë".

"Ushtria jonë ka nevojë për pajisje bashkëkohore dhe moderne. Nëse industria ushtarake ruse nuk mund t'i sigurojë ato, ne do t'i blejmë jashtë vendit", transmeton "Russia Today" deklaratën e Suhorukovit.

Së bashku me reforma të tjera, zyrtarët rusë kanë tërhequr vërejtjen edhe për luftën kundër korrupsionit në ushtri, ndërsa detyra për t'i përmbushur këto qëllime thuhet t'i jetë besuar ambasadorit të deritashëm të Rusisë në selinë e NATO-s, Dimitri Rogozin, i cili tashmë është emëruar për zëvendëskryeministër të Rusisë.
XS
SM
MD
LG