Ndërlidhjet

Aktivistët sirianë kërkojnë që të mos tërhiqen trupat


Aktivistët e opozitës në Siri thonë se forcat qeveritare nuk janë larguar nga rrugët apo nga qytetet e trazuara.

Rami Abdelrahman, udhëheqës i Vëzhguesve Sirianë për të Drejta të Njeriut tha se tanket e ushtrisë janë zëvendësuar me automjete të blinduara në qytetet e Homsit, Deras dhe Idlibit.

Qeveria siriane i ka kundërshtuar akuzat e Uashingtonit se është duke dështuar në mbajtjen e marrëveshjes me Ligën Arabe.

Ndërkohë, koloneli Riad al-Asad, kryesues i forcave rebele të Ushtrisë së Lirë Siriane është zotuar të rrisë sulmet kundër forcave qeveritare, në përgjigje të asaj që ai tha se ishte një performansë e pakënaqshme e vëzhguesve të Ligës Arabe.
XS
SM
MD
LG