Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 5 janarin në vite…


Umberto Eko
Umberto Eko
1932 - U lind Umberto Eko, novelisti italian, i njohur më së shumti për librat: “Emri i trëndafilit”, “Varreza e Pragës”, “Ishulli i një dite më parë” dhe “Baudolino”.

1477 - Trupat zvicerane mposhtën forcat nën udhëheqjen e Çarls Bold të Burgundisë, në Betejën e Nansit. Më shumë se 7 mijë njerëz u vranë në këtë betejë.

1815 - Federalistët nga e gjithë Anglia e Re, të zemëruar gjatë Luftës së 1812, hartuan Konventën e Hartfordit, duke kërkuar ndryshime të rëndësishme në Kushtetutën e SHBA-ve.

1892 – Fotografia e parë e suksesshme e aurorës. Aurora është një fenomen natyror elektrik, e karakterizuar nga pamja e një vale të dritës të lehtë të kuqe ose të gjelbër në qiell, zakonisht pranë polit të veriut apo jugut magnetik.

1905 - Çarls Perrin zbulon satelitin e shtatë të Jupiterit.

1917 - Trupat bullgare dhe gjermane pushtuan Portin e Brailas.

1919 - U formua Partia Gjermane e Fermerëve, që më vonë u bë Partia Kombëtare Socialiste e Gjermanisë (nazistët).

1925 - Nelli Ros Tajlo, nga Ujoming, u betua si guvernatorja e parë grua në Shtetet e Bashkuara.

1973 - Mali dhe Nigeri thyen marrëdhëniet diplomatike me Izraelin.

1981- Policia në Angli arrestoi Piter Sutklifin, një shofer kamioni i dënuar më pas për rastin "Kasapi i Jorkshirit", për vrasjen e 13 grave. (g.k.)
XS
SM
MD
LG