Ndërlidhjet

Liga Arabe kërkon ndihmë nga Kombet e Bashkuara


Liga Arabe ka kërkuar ndihmë nga Kombet e Bashkuara, pasi pranoi se ishin bërë gabime gjatë misionit të tyre në Siri, i cili edhe është kritikuar se ka dështuar në ndaljen e gjakderdhjes.

Ndërkohë, Xhefri Feltman, ndihmës sekretar amerikan i shtetit për çështje të Lindjes së Afërt, ka zhvilluar sot në Kajro bisedime me Ligën Arabe, për krizën në Siri.

Ky takim vjen në kohën kur regjimi i presidentit Bashar al-Asad, i cili akuzon SHBA-të për ndërhyrje në çështjet arabe, tha se ka liruar 522 njerëz, të burgosur për përfshirje në trazira.

Ndërkohë, një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara tha se lideri i OKB-së, Ban Ki Mun kishte diskutuar me udhëheqësin e Ligës Arabe, sheikun Hamad bin Xhasem al-Tani për masat praktike me të cilat Kombet e Bashkuara mund ta mbështesin misionin vëzhgues të Ligës Arabe në Siri.
XS
SM
MD
LG