Ndërlidhjet

Erërat e forta përfshijnë Poloninë, Sllovakinë e Çekinë


Erërat me fuqi uragani, përkatësisht prej 120 kilometrash në orë, nga nata e kaluar, rrezikojnë jetën e qytetarëve polakë, sllovakë dhe çekë.

Raportet e mediave thonë se bëhet fjalë për shumë drunj të thyer, semaforë të shkatërruar e madje dhe ndërprerje të linjave telefonike.

Në Sllovaki, ashtu si dhe në Poloni e Çeki, transportin në zonat malore, përveç erërave të forta, e komplikon edhe dëbora e dendur.

Në kufijtë veriorë të Çekisë qarkullimi raportohet të jetë në kaos, për shkak të kolonës së kamionëve, të cilët, nga kushtet e këqija atmosferike, nuk janë në gjendje të lëvizin.
XS
SM
MD
LG