Ndërlidhjet

Daçiq do zgjidhje urgjente të "problemit të Kosovës"


Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se “problemi i Kosovës duhet të zgjidhet sa më parë që të jetë e mundur, sepse vazhdimi i krizës do të jetë i keq për të gjithë aktorët e saj”.

“Përderisa komuniteti ndërkombëtar, Prishtina dhe Beogradi vazhdojnë ta mbajnë kokën në rërë, kriza do të vazhdojë gjatë dhe do të përfundojë keq, për secilën palë”, ka thënë Daçiq për mediat serbe.

Sipas tij, skenari i keq nënkupton që Evropa do të ketë jostabilitet të përhershëm, që shqiptarët nuk do të arrijnë qëllimin e tyre, por as Serbia, sepse, siç ka thënë Daçiq, mund të ndodhë që serbët të dëbohen nga veriu i Kosovës apo edhe enklavat.

Andaj, ka shtuar Daçiq, sa më parë që të jetë e mundur duhet të arrihet kompromisi, i cili do të duhej të ishte në interesin e palës serbe dhe asaj shqiptare, e nga i cili “çdonjëri do të fitonte pak nga ajo që nuk e do”.
XS
SM
MD
LG