Ndërlidhjet

Edhe burgjet nën kompetencat e afganëve


Zyra e presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai, ka bërë të ditur se burgu Bagram, i cili aktualisht drejtohet nga koalicioni i forcave ndërkombëtare, do të kalojë nën kompetencat e afganëve brenda një muaji.

Sipas deklaratës së lëshuar, Karzai ka bërë urdhrin pas marrjes së një raporti që flet për “shumë raste të shkeljeve të Kushtetutës afgane, të konventave ndërkombëtare dhe të të drejtave të njeriut” në burgun në fjalë.

Ky hap thuhet të jetë ndërmarrë me qëllim shmangien sa më parë të shkeljeve të sovranitetit afgan.

Burgu Bagram ndodhet brenda bazës ajrore Bagram, që është baza më e madhe ushtarake e SHBA-së në këtë vend.
XS
SM
MD
LG