Ndërlidhjet

Kërkohet dënimi me vdekje i Mubarakut


Prokurori në gjyqin e Hosni Mubarakut ka kërkuar dënimin me vdekje të ish-presidentit të Egjiptit.

Gjatë seancës së sotme, prokurori Mustafa Khater i tha gjykatës se “ligji parashikon dënimin me vdekje për vrasjet me paramendim”.

Ndërkaq, kryeprokurori Mustafa Suleiman tha se “çështja nuk është vetëm nëse ka urdhëruar vrasjen e protestuesve, por të dihet edhe shkaku përse nuk ka ndërhyrë për të ndaluar dhunën”.

Ish-presidenti 83-vjeçar akuzohet për përfshirje në vrasjen e protestuesve, gjatë trazirave që çuan në përmbysjen e tij, në shkurtin e vitit të kaluar.

Gjykimi i Mubarakut ka nisur më 3 gusht.
XS
SM
MD
LG