Ndërlidhjet

Obama shpalos strategjinë e re ushtarake


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka shpalosur strategjinë e re për ushtrinë amerikane.

Strategjia parasheh zvogëlimin e forcave tokësore të SHBA-së, duke zhvendosur përqendrimin në rajonin e Azi-Paqësorit.

“Ne do ta forcojmë prezencën tonë në Azi-Paqësor dhe reduktimet e buxhetit nuk do të bien mbi kurrizin e këtij rajoni kritik. Ne do të vazhdojmë të investojmë në partneritetet dhe në aleancat tona kritike, përfshirë dhe NATO-n... Ne do të qëndrojmë vigjilentë, sidomos në Lindjen e Mesme”, ka thënë Obama

Në paraqitjen e rrallë në dhomën e konferencave për media të Pentagonit, presidenti amerikan tha se ushtria do të riorganizohet me kalimin e kohës.

Politika e re vë thekin mbi luftën kundër terrorizmit, mbrojtjen e tokës amerikane dhe parandalon agresionin e ndonjë kundërshtari të mundshëm.
XS
SM
MD
LG