Ndërlidhjet

Senatorët amerikanë kundër keqtrajtimit të diplomatit pakistanez


Senatorët amerikanë, Xhon Mekejn (republikan), Xhozef Liberman (i pavarur) dhe Mark Kirk (republikan) kanë lëshuar sot një deklaratë, në përgjigje të raporteve “për keqtrajtim të ish-ambasadorit të Pakistanit në Shtetet e Bashkuara, Husein Hakani”.

Në deklaratë thuhet se “tre senatorët janë të shqetësuar me trajtimin e ambasadorit Hakani që nga kthimi i tij në shtëpi, përfshirë edhe ndalesën e udhëtimit për të”.

Deklarata u bën thirrje autoriteteve pakistaneze ta zgjidhin këtë çështje “me shpejtësi dhe në përputhje me sundimin e ligjit”.

Gjykata Supreme e Pakistanit i ka ndaluar Hakanit të udhëtojë jashtë vendit, ndërsa po hetohet edhe roli i tij i dyshuar në lidhje me “rrëshqitjen e një memorandumi”.

Ky memorandum është në qendër të kontradiktave, pasi përmes tij zyrtarët civilë të Pakistanit supozohet të kenë kërkuar ndihmën e SHBA-së për të parandaluar një grusht-shtet të mundshëm në shkëmbim të koncesioneve.
XS
SM
MD
LG