Ndërlidhjet

Dënohen prindërit që "burgosën" fëmijët


Babai i dy fëmijëve në Pragë është dënuar me tetë vjet heqje lirie, ndërsa nëna me tre vjet, për shkak se dy djemtë e tyre nuk i kanë nxjerrë kurrë nga banesa.

Prindërit, të cilët janë të detyruar t’i nënshtrohen edhe mjekimit psikiatrik, madje nuk kanë lajmëruar as lindjen e fëmijëve tek autoritetet dhe mjekët.

Njëri nga fëmijët është një vjeç kurse tjetri dy e gjysmë. Për rastin e tyre, mediat lokale thonë se policia ka marrë vesh rastësisht, kur nëna e tyre ka thirrur policinë për të raportuar kërcënimet e bashkëshortit.

Më pas është gjetur se fëmijët e çiftit kanë jetuar pothuajse lakuriq dhe zbathur dhe se nuk janë nxjerrë kurrë nga banesa e tyre.
XS
SM
MD
LG