Ndërlidhjet

NATO mirëpret angazhimin amerikan për sigurinë evropiane


Kreu i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka përshëndetur zotimin e presidentit të SHBA-së, Barak Obama, për vazhdimin e angazhimit amerikan në sigurinë evropiane, me gjithë fokusin e Uashingtonit në rajonin e Azisë.

“Në një botë të paparashikueshme, afirmimi i Shteteve të Bashkuara se partneriteti ynë transatlantik mbetet i domosdoshëm për sigurinë e të gjithë aleatëve, është i rëndësishëm”, ka thënë Rasmusen.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka shpalosur sot strategjinë e re për ushtrinë amerikane.

Strategjia parasheh zvogëlimin e forcave tokësore të SHBA-së, duke zhvendosur përqendrimin në rajonin e Azi-Paqësorit.
XS
SM
MD
LG