Ndërlidhjet

Prokurorët kërkojnë burgosjen e Ilir Metës


Prokurorët shqiptarë kanë kërkuar dy vjet burgim për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Ilir Meta, i cili akuzohet për korrupsion.

Ish-ministri i ekonomisë, Dritan Prifti thotë se Meta ishte munduar ta bindte atë lidhur me një ofertë shtetërore për një stacion hidrocentrali.

Prifti kishte lëshuar një video inçizim, që sipas tij, e dëshmon incidentin. Meta i ka mohur akuzat dhe thotë se ajo video është e montuar.

Ish-lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka shërbyer si kryeministër nga viti 1999 deri në vitin 2002 dhe gjithashtu ishte zëvendës kryeministër në kohën kur supozohet se është realizuar video inçizimi.

Dorëheqja e tij në janar të vitit të kaluar, pas publikimit të videos nga Prifti, çoi në tensione politike që ndezën protesta anti qeveritare.
XS
SM
MD
LG