Ndërlidhjet

Hezbollahu fajëson SHBA-në për sulmet në Damask


Grupi militant shiit libanez e ka akuzuar sot SHBA-në ‘terroriste’ se po qëndron prapa sulmeve në Damask, që lanë të vdekur 25 njerëz dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

“Ky krim terrorist që ka cak zemrën e kryeqytetit sirian është instalimi i dytë i planit nga forcat e liga, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ta ndërshkuar Sirinë që po qëndron me rezistencën, me Hezbollahun dhe kundër armikut, Izraelit”, thuhet në një komunikatë të grupit.

Grupi po ashtu ka fajësuar SHBA-në për sulmet e dyfishta, që lanë të vrarë më shumë se 40 njerëz në Damask më 23 dhjetor. Nga ana tjetër, zyrtarët sirianë kishin fajësuar Al-Kaidën për këtë sulm.
XS
SM
MD
LG