Ndërlidhjet

Sulmohet me gurë eskorta e Tadiqit


Eskorta e presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, dhe e delegacionit që e shoqëron ka arritur tashmë në Deçan.

Me këtë rast, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë sulmuar me gurë eskortën në të cilën ndodheshin zyrtarët serbë, para se të pengoheshin nga policia.

Dardan Molliqaj, aktivist i Vetëvendosjes, i tha Radios Evropa e Lirë se 20 aktivistë të këtij subjekti kanë marrë lëndime dhe kanë kërkuar ndihmën e parë mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit në Deçan.

Zyrtarët serbë pritet të marrin pjesë në liturgjinë festive në Manastirin e Deçanit, me rastin e Krishtlindjeve ortodokse.
XS
SM
MD
LG