Ndërlidhjet

Tadiq thotë se do të përçojë mesazhe paqeje


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, me të arritur në Manastirin e Deçanit, raportohet të ketë shprehur falënderimet e tij për "mikpritjen", duke thënë se ka ardhur "për të përçuar mesazhe paqeje edhe për serbët, edhe për shqiptarët".

"U dërgoj mesazhe paqeje edhe njerëzve të besimeve të tjera, duke dëshiruar të bashkohemi, duke mos hequr dorë nga identiteti ynë, vlerat tona, kisha dhe besimi ynë, duke besuar në paqe", transmetojnë mediat serbe deklaratën e Tadiqit.

"Dua të uroj që populli ynë, kudo që ndodhet, ta gëzojë paqen dhe kjo është ajo që na është dashur në të gjitha këto kohëra", ka thënë Tadiq.

Ai do të marrë pjesë në liturgjinë festive që Manastiri i Deçanit organizon me rastin e Krishtlindjeve ortodokse.

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë përpjekur ta pengojnë Tadiqin dhe delegacionin që e shoqëron, duke sulmuar me gurë eskortën e tij, para se të pengoheshin nga policia.
XS
SM
MD
LG