Ndërlidhjet

OKB: Irani dhe Perëndimi të qetësohen


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun ka bërë thirrje që Irani dhe Perëndimi të qetësojnë tensionet ndërmjet tyre, lidhur me ambiciet bërthamore të Teheranit.

Në ditët e fundit është rritur një luftë fjalësh ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit, me Iranin që kërcënon SHBA-në që të mos dërgojë anije detare nëpër ngushticën strategjike të Hormuzit.

Ban Ki Mun u ka bërë thirrje të dyja palëve që ta bëjnë më të mirën e tyre për të zbutur tensionet në rajon dhe të zgjidhin dallimet e tyre nëpërmjet bisedimeve.
XS
SM
MD
LG