Ndërlidhjet

Irani mirëpret aktin humanitar të SHBA-ve


Teherani e ka mirëpritur sot aktin humanitar të Marinës Amerikane, e cila shpëtoi 13 iranianë nga piratët, të cilët kishin rrëmbyer anijen e tyre të peshkimit.

Zëdhënësi i ministrit të jashtëm, Ramin Mehmanparast i ka thënë transmetuesit iranian, ‘Al-Alam’ se Irani e konsideron humanitar dhe pozitiv aktin e shpëtimit të jetëve të iranianëve nga ana e forcave amerikane dhe se e mirëpret një sjellje të tillë.

Ushtria amerikane tha se një luftanije e saj ka shpëtuar të enjten peshkatarët iranianë, të cilët kishin kaluar 45 ditë robëri në duart e piratëve, që mendohet të jenë somalezë.
XS
SM
MD
LG