Ndërlidhjet

Protesta në Bahrejn kundër një ndalese policore


Qindra njerëz u mblodhën sot në Bahrejn për të protestuar kundër asaj që opozita shiite e quajti sfidim të një ndalese policore.

Sheiku Ali Salman, i cili udhëheqë formacionin më të madh opozitar shiit, Al-Vefaq, mori pjesë në protesta bashkë me figurat e tjera opozitare.

Policia bllokoi rrugët që çonin te pikë takimi në Tubli, duke i detyruar protestuesit që të mbledheshin nëpër rrugë, njofton agjencia e lajmeve AFP.

Bëhet e ditur se pas bisedimeve me policinë, Salman u kishte thënë protestuesve që të shkonin në shtëpi, pasi që sipas tij, mesazhi ishte bartur.

Ndërkohë ministria e punëve të brendshme bëri të ditur se kishte refuzuar një kërkesë nga Al-Vefaqi për të mbajtur protestën e sotme, sepse një gjë e tillë do ta pengonte trafikun përgjatë rrugës kryesore.
XS
SM
MD
LG