Ndërlidhjet

Thyhet në dysh anija e mallrave në Zelandë të Re


Një anije mallrash që kishte ngecur në rërë në brigjet e Zelandës së Re tre muaj më parë, është thyer në dysh nga një stuhi, duke shkaktuar frikë për një krizë të re mjedisore.

Më shumë se 300 kontejnerë kanë dalë jashtë bordit të anijes greke Rena dhe shumica prej tyre pritet që të fundosen.

Nga anija ka rrjedhur një sasi e madhe e karburantit, që nga bllokimi i saj në tetor, duke u përshkruar si fatkeqësia më e madhe detare e Zelandës së Re.

Ekziston frika se një rrjedhje e re e naftës do të ndodhë në ditët e ardhshme, por pritet që ajo të jetë më e vogël sesa ajo fillestare.
XS
SM
MD
LG