Ndërlidhjet

Afganistani pritet të hapë ambasadë në Greqi


Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Afganistanit ka treguar se Kabuli po planifikon të hapë një ambasadë në Greqi deri në fund të muajit mars, në mënyrë që t’u ndihmojë emigrantëve ilegalë afganë atje.

Janan Musazai gjithashtu tha se Kabuli në të njejtën kohë do ta mbyllë ambasadën e vet në Bullgari.

Ai tregoi se më shumë se 50 mijë emigrantë afganë hyjnë çdo vit në mënyrë ilegale në Greqi, por shumica prej tyre ose zihen, burgosen ose e gjejnë veten pa para dhe pa dokumente.

Musazai tha se një delegacion qeveritar në fund të vitit të kaluar kishte siguruar rreth 650 pasaporta për afganët që dëshironin të ktheheshin në shtëpi dhe i kishin bindur autoritetet që t’i lironin 100 afganë që po mbaheshin në qendrat e paraburgimit për hyrje të jashtëligjshme në vend.
XS
SM
MD
LG