Ndërlidhjet

Paneta: Amerika është fuqia më e madhe ushtarake në botë


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta i ka paralajmëruar rivalët kudo në botë që të mos e keqkuptojnë planin amerikan për të shkurtuar shpenzimet ushtarake gjatë dekadës së ardhshme, sepse, sipas tij, Amerika do ta ketë edhe më tutje ushtrinë më të fortë në botë dhe se askush nuk duhet të ngatërrohet me të.

Duke folur për programin e CBS, “Face the Nation”, para zgjedhjeve republikane të së martës në Nju Hempshir, ai gjithashtu u kujtoi kandidatëve republikanë për president të Amerikës, të cilët e kanë kritikuar strategjinë e re ushtarake të Pentagonit, se vendimi për të shkurtuar rreth 500 miliardë dollarë në shpenzimet e mbrojtjes është marrë nga Kongresi me përfaqësues të të dyja palëve, demokratëve dhe republikanëve.

Strategjia e re, e cila ka për qëllim që t’i shkurtojë shpenzimet e mbrojtjes
gjatë dekadës së ardhshme, bën thirrje për vëmendje më të madhe në Azi, edhe pse ushtria dhe marinsat po i shkurtojnë forcat e tyre.
XS
SM
MD
LG