Ndërlidhjet

SHBA: Vazhdon procesi kundër ushtarit për vrasjet në Irak


Sot pritet të vazhdoj procesi gjyqësor ushtarak kundër pjesëtarit të Marinës së Shteteve të Bashkuara, Frank Vuteriq, i akuzuar për vrasje të civilëve në Irak, në vitin 2005.

I akuzuari 31 vjeçar, të enjten ka deklaruar se nuk ndjehet fajtor, në procesin që po zhvillohet në kampin Pendleton në Kaliforni.

Ai ballafaqohet me nëntë pika të aktakuzës për vrasje të paramenduar dhe për akuza të tjera, lidhur me rolin e tij për 24 vrasje, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, në qytetin Haditha në Irak, më 19 nëntor të vitit 2005.

Nëse shpallet fajtor për të gjitha akuzat, ai mund të dënohet me me tepër se 150 vjet burg.
XS
SM
MD
LG