Ndërlidhjet

Ndërron jetë presidenti i Guiena Bisaut


Presidenti i Guinea Bisaut, Malam Bakaj Sanja, ka ndërruar jetë në spitalin ushtarak të Parisit.

Ai është pranuar në këtë institucion pak kohë para Krishtlindjeve katolike, ka bërë të ditur kabineti i tij.

Natyra e sëmundjes së tij kurrë nuk është bërë publike, por, megjithatë, zyrtarët francezë kanë thënë se ai “ishte në gjendje kome për disa kohë”.

Bakaj Sanja në vitin 2009 është zgjedhur presidenti i Guinea Bisaut – shtetit që dikur ka qenë koloni portugeze, ndërsa pavarësinë e ka shpallur në vitin 1974.

Guinea Bisau gjendet në Afrikën perëndimore.
XS
SM
MD
LG