Ndërlidhjet

Hungaria pret ndihmën e FMN-së dhe të BE-së


Kryenegociatori i Hungarisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Tamas Fellegi, ndodhet në Uashington për bisedime rreth ndihmës eventuale. Negociatat pritet të zgjasin deri të enjten.

Hungaria kërkon 15-20 milionë euro kredi nga FMN-ja dhe Bashkimi Evropian, por zyrtarët e institucionit financiar dhe të BE-së i kanë kërkuar reforma që do të zvogëlonin pavarësinë e bankës qendrore.

Hungaria ka shmangur falimentimin në vitin 2008 falë kredisë në vlerë prej 20 miliardë eurove nga Bashkimi Evropian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.
XS
SM
MD
LG