Ndërlidhjet

Dhunë kundër shiitëve, 14 të vrarë


Raportet nga Iraku thonë se të paktën 14 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i dy makinave bombë në kryeqytetin e Bagdadit.

Sipas burimeve policore, njëri nga shpërthimet ka zënë vend pranë një automjeti të policisë në lagjen shiite të al-Shabit, duke vrarë gjashtë njerëz, përfshirë dhe një polic.

Bomba tjetër raportohet të ketë shpërthyer në Muvasalat, një lagje kjo e banuar me shumicë sunite. Por, megjithatë, autoritetet thonë se sulmi, që u mori jetën tetë personave, duket se kishte në shënjestër pelegrinët shiitë.

Sulmet kundër shiitëve në Irak kanë vrarë mbi 90 njerëz në më pak se një javë.
XS
SM
MD
LG