Ndërlidhjet

Bogdanoviq: Marrëveshja për lëvizjen e lirë zbatohet plotësisht


Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka thënë se marrëveshja për lëvizjen e lirë – e arritur në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit – po zbatohet plotësisht. Ai i ka hedhur poshtë deklaratat e zyrtarëve kosovarë “se personave me dokumente të Kosovës nuk u është lejuar hyrja në Serbi përmes Merdares”.

“Procedura, për të cilën është arritur marrëveshja në Bruksel, vazhdon të zbatohet në të gjitha pikëkalimet. Ndoshta ajo zgjat pak më shumë se duhet për shkak të tollovisë për festa. Por, Prishtina, edhe në këtë mënyrë, bën përpjekje ta ndikojë Brukselin për t’i bërë presion Serbisë. Kjo nuk është diçka e re. Ndodh me muaj që çështjet teknike i ngre në nivel politik”, ka thënë Bogdanoviq për mediat serbe.

Shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka kërkuar nga ndërmjetësi evropian në dialog, Robert Kuper, t’i bëjë presion Beogradit për zbatimin si duhet të marrëveshjes për lëvizjen e lirë.

Kërkesa e saj ka pasuar pritjet e gjata për shtetasit kosovarë, sidomos në pikën kufitare Merdare.
XS
SM
MD
LG