Ndërlidhjet

Siri, lëndohen monitorues të Ligës Arabe


Liga Araba tha se 11 monitorues të saj janë lënduar kur automjetet e tyre janë sulmuar nga protestuesit në qytetin sirian të Latakias.

Reuters citon kreun e dhomës së operacioneve të Ligës Arabe në Kajro, Adnan al-Khoderi, të ketë thënë se sulmi ka ndodhur të hënën, porse “asnjëri nga të lënduarit nuk ka nevojë të shtrohet në spital”.

“Sulmi nuk e ka ndikuar punën e monitoruesve”, ka thënë al-Khoderi.

Liga Arabe ka lëshuar sot një deklaratë për të dënuar sulmin, duke thënë se “Qeveria e Sirisë ka dështuar në angazhimin e saj për të siguruar mbrojtje”.

Siria është përfshirë nga trazirat anti-qeveritare që nga marsi i vitit të kaluar. Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, mbi 5,000 njerëz kanë humbur jetën.
XS
SM
MD
LG