Ndërlidhjet

Romni fiton në Nju Hempshir


Rezultatet pothuajse të kompletuara tregojnë se Mit Romni ka shënuar një fitore të pastër në votimet paraprake në shtetin verilindor të Nju Hempshirit, në garën për kandidatin republikan për zgjedhjet presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me më shumë se 80 përqind të votave të numëruara mbrëmë, Romni, ish-guvernator i Masequsets, ka udhëhequr me 39 përqind.

Sipas rezultateve, kongresisti i Teksasit, Ron Paul ishte i dyti, me rreth 23 përqind, i ndjekur nga ambasadori amerikan në Kinë, Xhon Hantsman dhe ish-senatori i Pensilvanisë, Njut Gingriç.

Fitorja në Nju Hempshir vjen pas fitores së ngushtë të Romnit javën e kaluar në Ajoua, duke bërë që ai të fitojë dy herë radhëzi për zgjedhjet nominuese të republikanëve.
XS
SM
MD
LG