Ndërlidhjet

BE do të mbajë takim për Iranin


Qeveritë e Bashkimit Evropian janë pajtuar që të mbajnë një takim të ministrave të jashtëm më 23 janar, për të vendosur rreth embargos ndaj naftës së Iranit.

Në një deklaratë të BE-së thuhet se vendimi është marrë për t’iu shmangur një përplasjeje në samitin e udhëheqësve të Bashkimit Evropian.

Vendet e BE-së veçse janë pajtuar në parim për një embargo ndaj naftës së Iranit, si pjesë e një shtytjeje të Perëndimit për të rritur presionin ndaj Teheranit lidhur me programin e tij bërthamor.
XS
SM
MD
LG