Ndërlidhjet

Katër të vrarë nga goditja e avionit amerikan me telekomandë


Zyrtarët e sigurisë kanë njoftuar se në Pakistan raportohet se një raketë e dyshuar e një avioni amerikan me telekomandë ka vrarë katër militantë të dyshuar islamikë, në afërsi të kufirit me Afganistanin.

Raportohet se goditja ka ndodhur në afërsi të Miranshah, në rajonin e Vaziristanit Verior.

Është ky lajmi i parë për një goditje të tillë që kur marrëdhëniet SHBA-Pakistan u patën vështirësuar pas 26 nëntorit të vitit të kaluar, kur një helikopter i NATO-s kishte vrarë 24 ushtarë pakistanezë.
XS
SM
MD
LG