Ndërlidhjet

Aktivitet i dobët ekonomik i Eurozonës


Rritja ekonomike në Eurozonë, në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, ka kapur vlerën 0.1 për qind, ka njoftuar sot agjencia për statistika e Bashkimit Evropian, Eurostat.

Bruto prodhimi vendor në zonën e euros u rrit për 0.1 për qind në periudhën korrik-shtator, përderisa në tremujorin paraprak për 0.2 për qind dhe në tremujorin e parë të 2011-ës për 0.8 për qind.

Vendet në përbërje të Eurozonës mbeten prapa vendeve të tjera për sa i përket rritjes ekonomike.

Në krahasim me tremujorin e tretë të 2010-ës, rritja e prodhimit vendor në Eurozonë ishte mbi 1.2 për qind.

Shumica e ekonomistëve presin të tregohet rënie e aktivitetit ekonomik të Eurozonës edhe gjatë tremujorit të fundit të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG