Ndërlidhjet

Duma ruse merr në pyetje zyrtarët e zgjedhjeve


Shtëpia e ulët e parlamentit rus sot e ka miratuar një mocion për të ftuar kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, prokurorin e përgjithshëm, ministrin e punëve të brendshme dhe kreun e komitetit hetues që të marrin pjesë në seancën e 27 janarit në Duma, për tu përgjigjur rreth zgjedhjeve parlamentare të 4 dhjetorit të vitit të kaluar.

Zëvendës kryetari i parë i Partisë Komuniste të Federatës Ruse, Ivan Melnikov tha se fraksioni i tij partiak në Duma dëshiron të dëgjojë nga kryetari i KQZ-së, Vlladimir Çurov dhe se pas një diskutimi të gjatë është vendosur që të ftohen edhe prokurori i përgjithshëm, Juri Çaika, ministri i brendshëm, Rashid Nurgaliev dhe kreu i komitetit hetues, Aleksandër Bastrikin.

Zgjedhjet e dhjetorit shkaktuan protesta të mëdha të organizuara nga opozita ruse, për të kundërshtuar mashtrimet në zgjedhje.
XS
SM
MD
LG