Ndërlidhjet

Monti: Evropa duhet të bëjë më shumë për rritjen ekonomike


Kryeministri i Italisë, Mario Monti tha sot se Evropa duhet të bëjë përpjekje më të mëdha për të siguruar rritjen, duke lënë të nënkuptohet se Banka Qendrore Evropiane duhet të bëjë më shumë që të ndihmojë në të ardhmen, posa të vendosen rregullat e reja buxhetore.

“Evropa nuk ka të bëjë vetëm me disiplinën buxhetore. Është shumë e rëndësishme që të lëvizet përtej kësaj dhe të investohet në energjinë konstruktive politike”, ka thënë Monti gjatë një fjalimi në parlament, pas bisedimeve që ka pasur në Paris dhe Berlin.

Monti tha se ai planifikon të takohet me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Dejvid Kamerun, si dhe me atë polak, Donalld Task, pasi që këto dy vende kanë vizion të fortë të orientuar drejt rritjes së tregut, shembull që mund të ndiqet nga Evropa.
XS
SM
MD
LG