Ndërlidhjet

Bosnjë Hercegovinë: Kryeministër i ri – Vjekosllav Bevanda


Parlamenti i Bosnjë Hercegovinës sot ka votuar për zgjedhjen e ekonomistit Vjekosllav Bevanda, në postin e kryeministrit.

Kjo zgjedhje u bë 15 muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme.

Votimi në Parlament ishte 36:2 në favor të zotit Bevanda, ndërsa 3 deputetë abstenuan.

Ai është anëtar i partisë kroate HDZ.

Para votimit, zoti Bevanda tha se prioritete të tij do të jenë stabiliteti financiar i Bosnjës dhe sigurimi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Prej përfundimit të luftës në vitet 1992-95, Bosnjë Hercegovina është e ndarë në dy entitete gjysmë autonome: në Federatën myslimano – kroate dhe në Republikën Serbe.

Të dy entitetet kanë një lidhje të butë me qeverinë qendrore, e cila do të udhëhiqet nga Vjekosllav Bevanda.
XS
SM
MD
LG