Ndërlidhjet

Rusia e quan Asadin "faktor stabilizues"


Moska zyrtare ka thënë sot se “Qeveria e presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, është një faktor stabilizues në këtë vend, që promovon shanset për zgjidhje paqësore të krizës”.

“Qasja e Perëndimit ndaj regjimit sirian ndryshon në mënyrë radikale nga e jona, sepse duke gjykuar nga përmbajtja e amendamenteve të tyre, synimi i tyre është largimi i Asadit”, ka thënë zëvendësministri i Jashtëm rus, Genadi Gatilov.

Siria, qysh në marsin e vitit të kaluar, është përfshirë nga protestat antiqeveritare, që bëjnë thirrje për rrëzimin e regjimit aktual.

Mbi 5,000 persona thuhet të kenë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG