Ndërlidhjet

Publikohen fotot e Ahmadinexhadit dhe Fidel Kastros


Autoritetet kubaneze kanë publikuar fotografitë e presidentit të Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, gjatë vizitës që i ka bërë ish-presidentit të Kubës, Fidel Kastro.

Supozohet se fotografitë e përbashkëta, të cilat i kanë publikuar edhe agjenci të ndryshme ndërkombëtare, janë bërë gjatë takimit të tyre dyorësh.

Sipas vetë Ahmadinexhadit, ata kanë diskutuar “një numër të madh temash, sepse Kastro i përcjell të gjitha ndodhitë rajonale dhe ndërkombëtare në detaje”.

“Kam pasur kënaqësi të shoh Fidelin gjallë dhe shëndosh”, u ka thënë Ahmadinexhad gazetarëve në Havana, nga ku ka udhëtuar drejt Ekuadorit.

Presidenti i Iranit, në kuadër të turneut të tij në Amerikën Latine, ka vizituar edhe Nikaraguan e Venezuelën.
XS
SM
MD
LG