Ndërlidhjet

Breivik vazhdon ekzaminimin psikiatrik


Gjykata në Oslo ka kërkuar sot që Anders Bering Breivik - i cili verën e kaluar ka qëlluar për vdekje 77 njerëz në Norvegji - t'i nënshtrohet sërish ekzaminimit psikiatrik.

"Serioziteti i kësaj lënde kërkon të shqyrtohet sërish përgjegjësia penale e Anders Bering Breivikut", ka thënë gjykatësi Venc Elizabet Arncen në konferencën për gazetarë.

Ekspertët e psikiatrisë kanë konkluduar se Breivik vuan nga "skizofrenia paranoike" dhe për këtë arsye "nuk mund të përgjigjet penalisht" për atë që ka bërë.

Në saje të diagnozës së tillë, Breiviku do të mund t'i shpëtonte dënimit me burg, pas gjykimit që pritet të fillojë më 16 prill, për t'u shtruar në psikiatri.

Breivik, 32 vjeç, ka pranuar fajësinë për sulmin në ndërtesën e Qeverisë norvegjeze, ku humbën jetën tetë persona, si dhe për të shtënat në ishullin Utoja, të cilat vranë 69 të rinj, korrikun e vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG