Ndërlidhjet

Qeveria e Kosovës dënon veprimet e Vetëvendosjes


Qeveria e Kosovës shpreh keqardhje për veprimet e dhunshme të Lëvizjes Vetvendosje, të drejtuara kundër pjestarëve të policisë së Kosovës, të cilët janë në mbrojtje të rëndit dhe ligjit, thuhet në komunikatën për media të Kryeminsitrisë.

Qeveria e Kosovës iu bën thirrje krerëve të Lëvizjes Vetvendosje që të shmangën nga përdorimi i dhunës dhe përpjekjet për të penguar lëvizjen e lirë të garantuar me Kushtetutën e Kosovës, thuhet në komunkatë.

Më tutje thuhet se Qeveria e Kosovës qëndron fuqishëm në mbeshtetje të policisë së Kosovës, e cila me profesionalizëm është duke mbajtur nën kontroll të plotë situatën.

“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh kosideratën e lartë për maturinë dhe sjelljen korrekte të qytetarëve të Republikës së Kosovës, forcave poltike, shoqërisë civile dhe informimin profesional të mediave”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë të Kryeminsitrisë.
XS
SM
MD
LG