Ndërlidhjet

Obama dhe Erdogan diskutuan për Sirinë dhe Iranin


Presidenti amerikan, Barak Obama ka folur sot me telefon me kryeministrin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, lidhur me situatën në Siri dhe programin bërthamor të Iranit.

Shtëpia e Bardhë, përmes një deklarate tha se ata janë pajtuar që Turqia dhe SHBA-ja të vazhdojnë përkrahjen për kërkesat legjitime për demokraci për njerëzit e Sirisë, si dhe të dënojnë veprimet brutale të regjimit të Asadit.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se të dy liderët kanë diskutuar rreth programit bërthamor të Iranit dhe rreth mundësisë së përfshirjes së Iranit me komunitetin ndërkombëtar.

Biseda vjen pas eskalimit të tensioneve me Iranin rreth programit të tij bërthamor dhe përpjekjeve diplomatike për të rritur presionin ndaj regjimit sirian të Bashar al – Asadit.
XS
SM
MD
LG