Ndërlidhjet

Irani paralajmëron fqinjët kundër ngritjes së eksportit të naftës


Irani ka paralajmëruar fqinjët e vet të Gjirit Persik që të mos e rrisin eksportin e naftës, nëse Perëndimi imponon një embargo ndaj furnizimeve të naftës iraniane.

Një përfaqësues iranian në OPEC, Mohammad Ali Katibi ka thënë në një intervistë të publikuar sot në gazetën “Sharq” të Katarit se Teherani nuk do t’i konsideronte veprime të tilla si miqësore dhe se ato vende do të mbanin përgjegjësi për atë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen.

Vendet e Bashkimit Evropian parimisht kanë rënë dakord për embargo ndaj importit të naftës iraniane, në kuadër të përpjekjeve të Perëndimit për t’i bërë presion Iranit për programin e tij bërthamor.

Ndërkohë, Arabia Saudite, prodhuesi më i madh i naftës në rajon, tashmë ka thënë se është e gatshme për të përmbushur një rritje të kërkesës së konsumatorëve.
XS
SM
MD
LG