Ndërlidhjet

Sulme në qytetin irakian Ramadi


Tri sulme me bombë e kanë lëkundur sot qytetin Ramadi, në perëndim të kryeqytetit irakian Bagdad, duke lënë një numër viktimash, njoftojnë burimet e sigurisë, bën të ditur agjencia e lajmeve DPA.

Autoritetet lokale kishin imponuar një orë policore, në prag të bombardimeve, të cilat kishin cak lokacionet e sigurisë.

Ndërkohë raportohet se kryengritësit sulmuan një qendër të anti-terrorizmit, në të njejtin qytet.
XS
SM
MD
LG