Ndërlidhjet

Gjenerali amerikan viziton Izraelin


Zyrtarët izrealitë thonë se një zyrtar i lartë i ushtrisë amerikane do ta realizoj vizitën e tij të parë në Izrael, më vonë gjatë kësaj jave.

Vizita e planifikuar për ditën e enjte e shefit të shtabit të përbashkët, gjeneralit Martin Dempsej vjen në një kohë kur shqetësimet amerikane janë në rritje lidhur me mundësinë e përgatitjes së Izraelit për ta sulmuar Iranin.

Ministria e Mbrojtjes së Izraelit e ka konfirmuar sot vizitën e planifikuar të gjeneralit, por nuk ka dhënë hollësi të tjera.

Administrata e presidentit Obama është e shqetësuar se pretendimet e fundit të Iranit për zgjerim të operacioneve bërthamore mund ta shtyejnë Izraelin më afër një sulmi.

Izraeli konsideron se një Iran me armë bërthamore mund të jetë një kërcënim ekzistencial dhe e ka lënë të nënkuptohet mundësinë e ndërmarrjes së një veprimi ushtarak, nëse sanksionet ndërkombëtare dështojnë ta ndalojnë programin bërthamor iranian.
XS
SM
MD
LG