Ndërlidhjet

Ka rënë në 17 numri i të zhdukurve në Itali


Zyrtarët thonë se numri i personave të zhdukur për gati dy ditë, pasi anija luksoze italiane filloi të fundosej në brigjet perëndimore të Italisë, tani më ka zbritur në 17 persona.

Më shumë se 4000 njerëz që po udhëtonin me anijen Costa Concordia janë evakuuar nga barkat e shpëtimit apo kanë notuar, ndërsa policia thotë se tre njerëz kanë ndërruar jetë, ndërsa tre të tjerë janë gjetur të gjallë sot në brendi të anijes.

Hetuesit thonë se ende nuk e kanë kuptuar shkakun e gjithë kësaj katastrofe.

Kapiteni i anijes luksoze është duke u mbajtur në burg, nën akuzat dhe dyshimet për vrasje të njerëzve, për braktisje të anijes përpara udhëtarëve të tjerë, si dhe për dëmtim të anijes së udhëtimit.
XS
SM
MD
LG