Ndërlidhjet

Bombardohet një bazë rebele në Somali


Avionët e Kenias kanë bombarduar sot një bazë rebele në jug të Somalisë, duke vrarë shtatë anëtarë të një familjeje, si dhe shtatë luftëtarë nga një grup kryengritës, që ka lidhje me Al-Kaidën, njoftojnë banorët.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, në muajin tetor Kenia kishte dërguar trupa në Somali, pas sulmeve dhe rrëmbimeve, për të cilat fajësonte grupin Al-Shabab.

Rebelët somalezë, javën e kaluar, vranë shtatë njerëz gjatë një sulmi në Kenia.

Ndërkohë, sa i përket sulmit të sotëm, i cili ndodhi në veri të Kismaju, konfirmohet se shtatë luftëtarë janë vrarë. Këtë informacion e japin banorët dhe një zëdhënës i Al-Shababit.
XS
SM
MD
LG