Ndërlidhjet

Përfundon votimi në Kazakistan


Ka përfunduar votimi për zgjedhjet parlamentare në Kazakistan, pavarësisht akuzave për keqpërdorime dhe mashtrime, njofton shërbimi kazak i radios Evropa e Lirë.

Votimi, që vjen një muaj pas kryengritjeve vdekjeprurëse në rajonin perëndimor të vendit, ndjekë krijimin e një ligji të ri të zgjedhjeve, që ka për qëllim përfundimin e fazës së sundimit një-partiak, nga partia në pushtet Nur Otan e presidentit Nursulltan Nazarbaev.

Sipas ligjit të ri, të paktën një nga gjashtë partitë që po e sfidojnë partinë në pushtet, Nur Otan, e ka mëse të garantuar hyrjen me 107 ulëse në shtëpinë e ulët të parlamentit, edhe nëse dështon ta kalojë pragun e 7 përqindëshit.

Pjesëmarrja duket të ketë qenë solide, me rreth 72 përqind të votuesve të regjistruar që ia mësynë kutive të votimit, deri në orën 18, sipas kohës lokale.

Më herët gjatë ditës, duke hedhur votën e tij në kutitë e votimit, presidenti 71 vjeçar, Nursulltan Nazarbaev, i cili është në krye të presidencës që dy dekada, e quajti votimin e sotëm një test të madh.

“Jam i sigurt se si gjithmonë, njerëzit kazak do të votojnë për stabilitet dhe qetësi në vendin tonë, si dhe për zhvillimin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve. Ne kemi bërë gjithçka që është e mundur që të mbajmë zgjedhje të hapura e të drejta. Ky është një test i madh për neve”, ka thënë presidenti i Kazakistanit.
XS
SM
MD
LG