Ndërlidhjet

Konfirmohen 6 viktima në tragjedinë e Italisë


Burimet zyrtare në Itali kanë konfirmuar se kanë gjetur trupin e një të mbyturi në rrënojat e anijes që ngeci në rërë në brigjet italiane.

Viktima e sotme çon në gjashtë numrin e të vrarëve të konfirmuar në tragjedinë në fjalë. Të paktën 15 persona vazhdojnë të mbesin të zhdukur.

Anija “Costa Concordia” goditi shkëmbin mbrëmjen e së premtes, me rreth 4,200 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit në bord.

Pronari i anijes italiane tha se kapiteni mund të ketë bërë “gabime në drejtim”, që kanë shkaktuar pasoja serioze. Kapiteni i anijes, Françesko Shetino, është arrestuar nën akuzat për vrasje dhe braktisje të anijes së tij.
XS
SM
MD
LG